Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në seancën për Kosovën në Këshill të Sigurimit ka thënë se nëse Republika e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe atëherë marrëveshja e Ohrit bie poshtë.
Ai ka thënë se Beogradi dëshiron që ta dijë nëse Kosova do ta implementojë një obligim të cilin e ka marrë para dhjetë vitesh, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje.“Duhet të dimë nëse obligimi i marrë para 10 vitesh për formimin e Asociacionit është diçka që duhet të ndodhë menjëherë, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Daçiq.