Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka zhvilluar disa takimet gjatë qëndrimit të tij në Washington. Për këtë ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë duke treguar për takimet që Daçiq ka zhvilluar me Chollet dhe Escobar.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, Daçiq ka marrë sigurinë e SHBA-së se “besojnë që Asociacioni duhet të formohet” dhe se amerikanët “vlerësojnë shumë pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.
Në fotografitë e publikuara, Daçiq shihet që ia ka bërë një dhuratë emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.