Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar për pritjen e ambasadorit serb në SHBA Marko Gjuriq, në Zyrën Ovale nga Presidenti amerikan Joe Biden.
Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar për pritjen e ambasadorit serb në SHBA Marko Gjuriq, në Zyrën Ovale nga Presidenti amerikan Joe Biden.
Lajçi ka thënë se me këtë veprim, Amerika ua “hapi gojën analistëve e disa liderëve” dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka kërkuar nga SHBA që të mos e ftojë atje presidentin serb Aleksandar Vuçiq, para kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, duke thënë se “kanë ikë mjekët, e s’ka kush me na i shërua zemrat!”
Postimi i Lajçit në Facebook:
Amerikë
Dua me t’kallxua se unë jam nji çun plak, që s’duroj pa folë! Gardh i shthurun n’tana anët. Aktor i deshtuem, shkrimtar i deshtuem, poet i dështuem, veç çoban tepër i suksesshëm!
Po Amerikë, sepse kurrë s’i kam humbë delet Bjeshkëve të Nemuna. I kam ruejtë prej ujkut e arushës, veç prej Serbisë nuk kam mujtë! Mi ka hangër pa i pjekë, njisoj, qysh ti hangër ty sanksionet kundër Putinit, e nuk pjerdhi për ty!
Por ti je e madhe, ti e prite Gjuriqin dhe ia shtrëngove dorën: Jemi miq t’vjetër i the, e ia lëmove qafën. Jo nuk ia theve, veç ia trashe!
Edhe mirë bane, se ky taravoli jem veç po flet inglizçe e s’po e kuptoni as ju as unë, e nuk po e këputë shkurt si Ibrahimi: Promajë ndaj Serbisë e shkujë ndaj Shqipnisë!
Trup e shkurt: Amerikë n’tana anët!
Amerikë, s’di a bane mirë a keq, veç do analistëve e do liderëve ua çele fort gojën. Besa edhe VV-së, ia paske hap dyert me sha e mos me lanë kujt pa ia shalua nanën!
Mesap kishin pas kujtua se Albin qyqani asht ambasador si Gjuriqi, që s’po e pranoni n’Ovalën e Bardhë! Aman, mos e thirr Vuçiqin para Albinit, se kanë ikë mjekët, e s’ka kush me na i shërua zemrat !