GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çorientohet Kurti: Dje u nervozua me fjalimet e së kaluarës, sot kthehet në 2021 për të arsyetuar mosnjohjet

31/03/2023
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se angazhimi i tepërt në dialog me Serbinë, që dikur nuk ishte prioritet, e ka çorientuar disi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Përderisa këtë javë ai ka befasuar me dy intervista të dhëna për dy media të ndryshme të Kosovës, duket sikur në të dyja rastet ishte një person tjetër.

I ftuar në “Debat Plus” në Tv Dukagjini, Kurti u prit me një video të tij nga viti 2010, atëherë kur kishte thënë se nuk do të pranonte një dialog me Serbinë pa e pranuar pavarësinë e Kosovës. E ndërsa u pyet nga moderatori se a kishte marrë malli për veten, ai tha që jo. Madje madje, e quajti obsesion tendencën për t’ia kujtuar fjalimet e së kaluarës.

“Mu nuk më merr malli për vetveten. Në vitin 2010 është bërë kjo video, ndërsa në vitin 2011 kanë filluar bisedimet ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryenegociatores Edita Tahiri,”– tha Kurti, teksa pa përballë atë që ishte dikur.

Më tej ai shtoi se fjalimet e tij të kaluara po shihen sikur janë me nga një sekondë larg njëra-tjetrës.

“Konsiderohen me nga një sekond larg njëra tjetrës. Nuk mund të çoj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund të kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023,”- ka thënë Kurti.

Pra në përballje me pamje të së kaluarës, kryeministri nuk është se ndihet shumë rehat, e në veçanti në ato që shfaqen premtimet e tij të pambajtura që e sollën në pushtet.

Kurti harron çka tha dje

Megjithatë, në një intervistë të realizuar të enjten për Rubikon, në një moment kryeministrit iu desh të kthehej tek e kaluara për të arsyetuar një dështim të madh të qeverisë së tij, më gjegjësisht, të ministrisë së Jashtme në krye me Donika Gërvallën – atë të mosnjohjeve.

I pyetur se si është e mundur që për dy vite nën qeverisjen e tij Kosova nuk ka marrë asnjë njohje nga ndonjë vend i huaj, Kurti tha se ai nuk kishte premtuar as njohje e as liberalizim të vizave. E për ta dëshmuar këtë iu desh të kthehej në fushatën e vitit 2021.

“Më tregoni në fushatën e dimrit 2021, kam thënë “Punë dhe Drejtësi”, a ka një fjalim timin që do të sjellim njohje apo liberalizim të vizave, jo. Ju duhet të më mbani përgjegjës për premtimet e mia, jo për dëshirat e juaja,”– u shpreh Kurti në Rubikon.

Do të thotë që kryeministri Kurti harroi që vetëm një ditë më parë kthimin në të kaluarën e kujtimin e premtimeve të tij e quajti obsesion. Megjithëse, këtë radhë mund të arsyetohet, pasi për dështimin e madh në mos sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën, arsyetimi i vetëm që mund të gjente, ishte ai: “S’kam premtuar”. Ani pse Kurti dhe qeveria qe ai drejton kritikohen shpesh nga opinioni publik për mosrealizimin e premtimeve të shumta të dhëna e ndryshimin e shpeshtë të qëndrimeve.

Tags: Albin KurtiDeklaratat
ShareTweetShare
Previous Post

Deputetja e LDK-së: Qytetarëve iu rrit dy herë çmimi i energjisë, serbët në veri as s’e dijnë këtë

Next Post

Zhduket ish-ushtari i UÇK-së në Pejë

Next Post

Zhduket ish-ushtari i UÇK-së në Pejë

Lajmet e fundit

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.