Sonte në Pressing po diskutohet për imazhin që ka Kosova në botë dhe atë që mund ta krijojë, në bazë të potencialit që ka.
Drejtori Ekzekutiv i “Universum”, Alejtin Berisha ka treguar për çmimet e larta të reklamimit.
Thotë se një reklamë në CNN do të kushtonte në mes të 15.5 dhe 105 milionë dollarë.
“Nëse do t’i kishim blerë këto sekonda për reklamë do të ishte diku në mes të 15.5 dhe 105 milionë dollarë, bazuar në çmimin më të lirë dhe më të shtrenjtë që kishte CNN për një sekondë në reklamë”, tha ai në emisionin Pressing në T7.