GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çmimet e larta për pushime, ankohen qytetarët: Nuk mund të shkojmë në bregdet

11/07/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit çmimet janë ngritur edhe në sektorin e turizmit, për çka ka bërë që qytetarët të mendojnë që mos të shkojnë në bregdet fare.

Qytetarë të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre mbi rritjen e çmimeve. Florim Ademi, polic, u shpreh se nuk ka bërë fare plane për të shkuar diku me pushime.

“Për momentin nuk kemi bere plan për të shkuar me pushime”, u shpreh Ademi.

Një tjetër qytetar nga Prishtina thotë se me pagë 400 euro nuk ka si të shkohet në plazh.

“Pagat 400 euro, nuk ka deti”, tha Shpend Syla për Ekonomia Online.

Mehmet Zakuti, pensionist nga Prishtina i cili tregon se veç ishte në pushime tha se çmimet janë shumë të shtrenjta.

“Këto pensione, këto paga janë shumë të ulëta. Nuk di çfarë t’ju them. Ishalla Zoti e bënë mirë. Isha në bregdet. Para dy ditësh kam ardhur. Çmimet më të shtrenjta se në vitin e kaluar. Çmimet shumë të shtrenjta edhe nuk po ka njerëz, se s’ka para. Pa para nuk shkohet askund”.

Kurse Shkëlzen Haliti nga agjencia turistike “Barileva Travel”, ngritjen e çmimeve të aranzhimeve e arsyetoni me ngritja e çmimeve të hoteleve.

“Ka një ngritje të ndjeshme të çmimeve të hoteleve, por është ngritur çmimi total i aranzhimeve. Domethënë nëse në vitin e kaluar ka kushtuar më pak X aranzhimi i caktuar tash ka një rritje pak a shumë të ndjeshme e cila ndikon direkt tek qytetarët për faktin se janë ngritur çmimet e hoteleve. Do të thotë, kjo ka ndikuar pak a shumë në formulimin e një çmimi total tek aranzhimet, por jo tek ngritja e cmimit të biletave. Jam duke folur gjithmonë, për agjencionin tonë”.

“Jemi munduar gjithmonë që t’i kursejmë udhëtarët, domethënë xhepin e tyre për shkak të çmimit të biletave. Edhe pse ka pasur ngritje të çmimeve të hoteleve, ne jemi munduar gjithmonë që çmimet e biletave të mos ngriten, pra kjo është faktike si për linjën për Shqipëri ashtu edhe për linjat e Malit të Zi, bregdetin shqiptar dhe linjat e tjera. Pra nuk ka ngritje të çmimeve të biletave por është një ngritje e theksuar e ngritjes së çmimit tek hotelet. Realisht, ndoshta është vërejtur edhe tek qytetarët për shkak se çmimet në krahasim me vitin e kaluar këtë vit kanë qenë më të larta si shkak-pasojë e çmimeve të hoteleve”.

Haliti nuk lë pa përmendur edhe dy faktorë duke sqaruar se ka pasur ngritje të çmimeve në bregdetin shqiptar, pra ngritjen e çmimeve bazë si dhe atë që ai e quajti devaluim të euros në raport me lekun shqiptar.

“Ka shumë ngritje. Në bregdetin shqiptar ka ngritje të çmimeve edhe në produktet bazë. Personalisht i kam vizituar dhe ka ngritje të theksuar tek çmimet e produkteve, që janë produktet ushqimore, është një rritje drastike, ndoshta pak edhe si pasojë e devaluimit të euros, leku me euro është duke u barazuar një me një. Jam duke folur për Shqipërinë”, u shpreh Haliti.

Tags: detikosovaretpushimet
ShareTweetShare
Previous Post

Duda Balje ‘godet’ Mimoza Kusarin dhe Albin Kurtin me deklaratë pas përgjimeve

Next Post

Rashiq reagon pas publikimit të përgjimeve

Next Post
Rashiq: Situata në veri është delikate

Rashiq reagon pas publikimit të përgjimeve

Lajmet e fundit

LVV-ja pret që me vota të diasporës të formojë e vetme qeverinë

Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria

22/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë

22/05/2025
Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

22/05/2025
Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
LVV-ja pret që me vota të diasporës të formojë e vetme qeverinë

Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria

22/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë

22/05/2025
Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.