Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është përshëndetur me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës që zhvilloi në Shqipëri.
Edi Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se çfarë i ka thënë ish-presidenti amerikan para se të hip në aeroplan.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”, ka cituar Rama, Clintonin.