Për të arrestuarin tjetër, Vatan Caka, prokuroria ka thënë se është parë në shoqëri të të pandehurve Rilind Murati dhe Rejhan Bela, pasi të tretë para kryerjes së veprës penale janë vërejtur duke e vëzhguar vendin e ngjarjes.
Në këto përfundime policia ka ardhur pasi ka shikuar materialin e xhiruar nga kamerat e marketit “Besa”, në ora 21:54.
Për Rilind Muratin, babai i tij, Ibushi, i cili njëkohësisht është zyrtar policor në Kaçanik, por që për rreth një vit është në pushim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore, thotë se natën kritike kur u vra kolegu i tij Muhamed Lika, Rilindi ishte me të fejuarën.
Se ku e kishte djalin, Ibushi thotë ta ketë mësuar kur i shkoi në vizitë në qendër të paraburgimit, pas arrestimit.
“E kam pyet jo 2-3 herë, por më shumë e kam pyet, kallxom drejtë a je kanë i përfshimë a jo? Më bëni be që nuk ka qenë i përfshirë në këtë punë”.
Gazetarja: Çka thojke djali?
Po djali thojke po dojnë me na e ngjitë se na kanë pa me mjekra, na kanë pa të rreshtum bashkë, dojnë me na e mveshë edhe këtë.
Gazetarja: Ku ka qenë djali natën kritike?
Natën kritike djali ka qenë te lokali, se ai e falë edhe sabahin, drekën, jacinë, krejt vaktet i falë. Tani rrin dhe në lokal aty edhe gjithmonë vonohet, ka bo vaki ka ardhë në 12, në 2, ka bo vaki ka dalë me të fejumen e vet, po gjithmonë na ka tregu ku ka qenë.
Gazetarja: Ku ka qenë Rilindi natën kritike?
Qysh e di unë ka qenë të lokali, po pak më herët djali tjetër ka folë në snapchat me të, edhe e ka thirrë i ka thënë ‘a dalim më vonë pimë kafe?’ I ka thënë jo, se prej ora 10 kam me dalë me të fejumen, me Amelën. Edhe mandej ai djali tjetër ka pi kafe vet edhe ka ardhë në shtëpi.
E kam pytë edhe Amelën a o kanë Rilindi me ty? Edhe Amela më ka thanë pas orës 11 ka ardhë më ka marrë, edhe deri në ora 3, mos gabofsha e tepër, kanë mbetë te shkolla e mesme “Skënderbeu”, në shkallë, në oborr të shkollës”, tregon ekskluzivisht për emisoinin MAT në Klan Kosova, babai i Rilindit, Ibush Murati.
Si pjesë e hetimit, Ibushit policia ia ka konfiskuar edhe armën zyrtare.
“Kur kanë ardhë këtu, gjatë bastisjes edhe ju kam tregu që jam polic, më kanë pytë ku e ke armën, i kam tregu edhe në atë moment ma kanë konfisku edhe armën dhe dy karikatorë me nga 15 fishekë, d.m.th. me 30 fishekë.
I kam ba pyetje djalit, momentin e parë kur kam shku jam hi aty, pajisjet mos m’i ke prekë? Tha ‘babi kurrë në jetë s’ti kam prekë e as nuk t’i preki”, rrëfen Ibushi, i cili në këtë moment tradhtohet nga emocionet.
I shqetësuar, ai rrëfen se ndonëse i biri nuk kishte qëlluar në shtëpi kur ishin bastisur nga policia, kishte qenë vetë ai që në momentin e parë që i ishte dhënë mundësia kishte dorëzuar tek organet e rendit.
“Unë s’ia kam vnu prangat, por faktikisht unë vet e kam lidhë. Se atë ditë ai s’ka qenë në shtëpi, i kam hyp kerrit edhe jam hyp në ballkon me të njesive spciale edhe i kam thanë a po ma jep telefonin ta thirri, ata u tutshin që po ikë, unë uu thash ‘mu nuk më ikë, as juve s’ka çka me ju ikë’.
Policisë ju thash ‘hajde të ju çoj te lokali ku është tu pi kafe, unë kom nejt në kerr, ata kanë hy mrenda. Veç kur e kom pa që e kanë shtri përtoke dhe e kanë lidhë”, vazhdon më tej rrëfimin për Klan Kosovën, Ibush Murati.
Materiali i përgatitur nga gazetarja Blerta Ahmeti.