Deputeti I LVV-së, Haki Abazi, ka mbajtur konferencën e radhës, përcjell Syri net Kosova.
Abazi ka folur për tri tema kyqe në mesin e të cilave ishin: Përgjegjësia institucionale dhe shpërfaqja e dështimit në rastin e dhunës dhe vrasjeve të grave; Dialogu i ri dhe krizat në Veriun e vendit dhe Sigurimi jetësor për policët dhe ushtarët e Kosovës.
Sipas Abazit, rasti i fundit i vrasjes së gruas shtatzënë nga ish- burri është thirrja me urgjencë e krijimit të një trupe kombëtare, e cila do të duhej të vishej me përgjegjësi për të monitoruar funksionimin e personave përgjegjës dhe institucioneve përkatëse në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10158893118825718
“Rasti i fundit është thirrja me urgjencë e krijimit të një trupe kombëtare e cila do të duhej të vishej me përgjegjësi për të monitoruar funksionimin e personave përgjegjës dhe institucioneve përkatëse në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore. Është e qartë tani më se nuk mund t’I lihet individit në vullnetin e tij apo të saj për të zbatuar ligjin. Qytetarët sidomos gratë e Kosovës janë të pambrojtura dhe në mëshirën e askujt, jo që grave ju duhet mëshira, por mbrojtja institucionale, preventiva është e domosdoshmë për të siguruar që ato të jenë në gjendje të bëjnë jetën normale dhe të barabartë”, është shprehur ai.
Po ashtu, lidhur me temën tjetër të konferenës, Abazi u shpreh se tejkalimi momental i krizës për targat nuk do të thotë në asnjë mënyrë që kriza në Veri nuk do të kthehet prap. Sipas tij Serbia nuk do të ndaloj së tentuari që të paraqes Veriun si krizë permanente dhe për të dëmtuar interesin ekonomik të Kosovës.
“Tejkalimi momental i krizës për targat nuk do të thotë në asnjë mënyrë që kriza në Veri nuk do të kthehet prap. Serbia nuk do të ndaloj së tentuari që të paraqes Veriun si krizë permanente dhe për të dëmtuar interesin ekonomik të Kosovës duke frikësuar investitorët që të vijën këtu, por para së gjithash do të vazhdoj të përdorë Veriun, për t’i ikur presionit ndërkombëtar për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, sidomos tani kur sulmet mbi Ukrainën janë shtuar edhe për nga intensiteti dhe dimensioni i dëmeve dhe kjo do të vërehet edhe më shumë në sezonën e ftohtë të dimrit”, tha ai mes tjerash.