Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar thirrjen e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, për të protestuar kundër Marrëveshjes së Ohrit.
Kurti është përgjigjur para gazetarëve kur u pyet prej tyre për një gjë të tillë.
“Çka të bëj tash unë, çka me komentu, protesta të shtunën sot është e martë”, u shpreh Kurti.
Gjatë ditës së djeshme, Molliqaj kishte njoftuar se u kishte dërguar ftesa bashkëpunimi partive opozitare që kishin rezerva për marrëveshje.