Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
“Ekonomia Online” raporton se Abdixhiku, pas takimit me gazetarë, deklaroi se kanë prezantuar disa pika dhe të njëjtat, do të bëhen publike.
Veç kësaj, ai ka paralajmëruar takime edhe “me të tjerët”, duke përfshirë presidenten e vendit.
“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten.” – ka thënë ai.
Ndryshe, sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e zyrtarë të tjerë, takuan gazetarë e analistë të njohur në vend.
Takimi ishte i mbyllur për media