Presidenti rus Vladimir Putin synon të përfshijë përfaqësues të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në luftën kundër Ukrainës.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, bëri të ditur një gjë të tillë duke iu referuar të dhënave të inteligjencës, në kanalin televiziv Ukraine 24, sipas një korrespondenti të Ukrinform, përcjell lajmi.net.
“Inteligjenca jonë na bën të ditur se tani Putini ka një dëshirë të madhe për të përfshirë CSTO – Kirgistanin, Uzbekistanin, kombësi të tjera. Unë mendoj se nëse kjo do të ndodh, do të jetë e papranueshme. Për më tepër, ne kemi informacione se ata do të mbledhin njerëz nga Lindja e Largët, siç është shtëpia e Udmurtëve dhe Yakutëve. Ata po mbledhin njerëz atje, sepse nuk kanë qytetarë të gatshëm për të luftuar”, tha Danilov.
Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive aktualisht ka gjashtë anëtarë – Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.
CSTO ka ndërtuar kapacitetet e saj që nga viti 2000- pjesërisht si reagim ndaj pranisë ushtarake të SHBA-së në Azinë Qendrore. /Lajmi.net/