Përderisa nesër (më 17 korrik), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të presë në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit si dhe komisionerin e BE’së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin.në Tiranë do të priten vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë udhën për Greqi dhe nuk do jetë i pranishëm, përderisa të gjithë liderët e rajonit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Pjesëmarrjen në takimin e Tiranës e kanë konfirmuar të katër liderët e vendeve të tjera, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Megjithatë, siç njofton RTSH pjesëmarrjen në takimin joformal të liderëve në Tiranë e ka konfirmuar zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ndërsa kryeministri Kurti, siç duket nuk e ka parë të udhës që të jetë prezent në Tiranë, ai e ka vlerësuar si me të rëndësishme pjesëmarrjen në Simpoziumin SYMI.
Duhet theksuar se Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit në Greqi e ku marrin pjesë politikanë progresistë.
Gjithashtu nga zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim