Gazetari Besnik Tahiri, ka ndarë detaje rreth asaj se çfarë plane kishte grupi terrorist që kreu sulmin në Banjskë.
Sipas tij, ky grup nëse do të arrinte ta përfundonte me sukses operacionin e tyre do të binte poshtë në Mitrovicë.
“Nëse flasim për grupin paramilitar të Banjskës, plani i tyre ka qenë që pasi që t’i kryejnë disa sulme siç ishte ai në Banjskë, dhe pastaj të zhvendosen poshtë në Mitrovicë dhe ta shpallin të ashtuquajturën Republika Serbe e Kosovës sipas modelit të Republika Sërpskas në Bosnjë dhe Hercegovinë, ta shpallin pikërisht në urën e Ibrit”, tha ai.
“Prandaj simbolika është kaq e madhe, dhe do të duhej patjetër të ishte një proces paqësor i hapjes së urës së Ibrit, natyrisht me pajtimin edhe te komuniteteve, por komunitetet në terren nuk janë kundër hapjes së urës, dhe natyrisht këtu është edhe fjala e KFOR-it, sepse tashmë e 25 vjet KFOR-i e mban një pikë statike përmbi urën e Ibrit”, shtoi Tahiri.