Kosova është ndër vendet evropiane ku qasja në internet është shumë e madhe, madje sipas disa matjeve të bëra, janë diku rreth 93 përqind në mos më shumë e kosovarëve që kanë qasje në internet.
E kjo ka mundësuar që çdokush të informohet dhe të kërkoj të marrë informacione të ndryshme në kohë reale.
Mirëpo nuk është vetëm informacioni ai që kërkojnë kosovarët. Argëtimi është njëra ndër pjesët tjera që padyshim ka një rol të veçantë në jetën tonë.
E lidhur me këtë kosovarët gjatë muajit janar, në njërën ndër platformat më të rëndësishme, youtube, kanë kërkuar më së shumti serialin vendor “Çka ka shpija”.
Ky serial është pasuar më pas nga emisioni “Përputhen”.
Pas tyre menjëherë vend ka zënë reperi Mozzik, i cili sipas kësaj matje është renditur në vendin e tretë, për t’i lënë radhën këngës “Më fal”.
Në radhë vazhdon reperja e këngëtarja Tayna e cila pozicionohet në vendin e 5