Klan Kosova po vazhdon të sjell risi për shikuesit e saj.
Sonte me fillim prej orës 20:45 vjen seriali më i popullarizuar vendor “Çka ka shpija”.
Aktori Naser Rafuna, i njohur tek publiku si “Xhek Setra” tha se në Klan po ndihen si në shtëpinë e tyre.
“Mirë, fantazi. Unë e kam një eksperiencë prej fillimit. Por, edhe ftesa edhe gjthçka ka qenë taman me u ndjerë si në shtëpi. Jemi adoptuar shumë shpejt. Pritja ka qenë shumë e mirë edhe nga punëtoret e Klanit”.
Rafuna ka paralajmëruar të reja edhe tek temat që do të trajtohen në këtë serial e që do të kenë mundësi t’i shohin ekskluzivisht vetëm shikuesit e Klan Kosovës.