Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka komentuar vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Turqi.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kelmendi ka pyetur se pse “presidenti Erdogan veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo”, përcjell Fokusi.info.
“Mos vallë ai e njeh Albinin ma mirë se që e njohin vet qytetarët Kosovës? Apo mos i ka mbetë hatri Erdoganit që Albini i kishte thënë autokrat? Apo Erdogani dëshiron ta respektoj një parim të tij që kishte thënë: ” njerëzit jobesimtarë nuk i duhen vendit me udhëheq”?”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!
Mos vallë ai e njeh Albinin ma mirë se që e njohin vet qytetarët Kosovës?
Apo mos i ka mbetë hatri Erdoganit që Albini i kishte thënë autokrat?
Apo Erdogani dëshiron ta respektoj një parim të tij që kishte thënë: ” njerëzit jobesimtarë nuk i duhen vendit me udhëheq”