GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Çka dinë “spiunët” Shabani e Qerimi për vrasjen e policit Afrim Bunjaku?

21/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Çka dinë “spiunët” Shabani e Qerimi për vrasjen e policit Afrim Bunjaku?
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Policit të Kosovës Afrim Bunjaku më 24 shtator të 2023-ës në Banjskë të Zveçanit tronditi vendin dhe ktheu vëmendjen e të gjithëve në fshatin e 400 banorëve.

Ende pa u zbardhur rrethanat e shtënies në uniformën shtetërore të Kosovës, dikush pretendonte se dinte se çfarë ndodhi.

Ishte pikërisht i akuzuari për spiunazh, ish-polici i Kosovës, Muharrem Qerimi.

Në aktakuzën 55-faqeshe të Prokurorisë Speciale të cilën e ka siguruar KIKS Kosova, gjendet dëshmia e një polici të Kibernetikës (emër i njohur për redaksinë) me të cilin Qerimi kishte pasur komunikime të vazhdueshme, raporton Klankosova.tv.

Në deklaratën e tij, ky polic pohon se i akuzuari për spiunazh e kishte telefonuar ditën kur ndodhi sulmi në Banjskë, me pretendimin se i dinte prapaskenat e rastit.

Këto informacione, Qerimi i kishte thënë se i ka pranuar nga dy të burgosur, njërin prej të cilëve e ka vëlla.

Mirëpo, informacionet e Qerimit, polici thotë se nuk i kishte marrë për bazë, sepse pohonte se ato nuk ishin relavante.

E një ditë pas sulmit në Banjskë, më 25 shtator të 2023-ës, i dyshuari tjetër për spiunazh, Bedri Shabani, realizoi një bisedë telefonike, por ky me Sërgjan Rosiqin, zyrtarin e BIA-s serbe.

Në këtë telefonatë, përgjimi i të cilës u publikua në portalin The Geo Post, dëgjohet Shabani i cili e pyet agjentin e BIA-s nëse i ka parë filmat që ndodhën dje, që mendohet se i referohet sulmit në Banjskë.

E më pas, Shabani kërkon ndihmë prej zyrtarit të BIA-s për të ndezur një punë, që më pas ky me njerëzit e tij t’i shtojnë benzinë, me qëllim që të nxisin të dyja anët, duke e krahasuar me situatën në Banjskë.

Shabani dhe Qerimi ndodhen në paraburgim nga 5 qershori i 2024-ës kur u arrestuan nën dyshimin për spiunazh.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 19 shkurt të 2025-ës dhe përmes saj Prokuroria Speciale po i akuzon se kanë spiunuar te Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë Serbe, duke e rrezikuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

Vepra e spiunazhit, sipas legjislacionit në fuqi, sanksionohet nga 5 deri në 12 vjet burgim. /Klankosova.tv

Tags: afrim bunjakubanjskeMuharrem Qerimi
ShareTweetShare
Previous Post

“Më akuzuan padrejtësisht për ngacmim seksual”: Mësuesi Lush Krasniqi mbetet i papunë

Next Post

‘Erdha i fundit babë’: Mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

Next Post
‘Erdha i fundit babë’: Mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

‘Erdha i fundit babë’: Mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

Lajmet e fundit

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

08/05/2025
Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

08/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.