Një kosovar ka rezultuar pozitiv me variantin e ri të koronavirusit në Slloveni, ku edhe ka lejeqëndrim të përkohshëm. Gjatë këtij viti ai nuk kishte vizituar Kosovën, andaj dyshohet se me këtë virus është infektuar në Belgjikë. Mediat sllovene raportojnë se kosovari kishte dy rezultate të testeve, një pozitiv dhe një negativ, megjithatë ai kishte përdorur vetëm rezultatin negativ kur kishte kaluar kufirin

Më 23 janar të këtij viti në Slloveni është regjistruar rasti i parë i infektuar me variantin e ri anglez të koronavirusit.
I infektuari me këtë virus është një shtetas kosovar i cili ka lejeqëndrim të përkohshëm në Slloveni.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri slloven, Janez Jansha.
Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë informacione për rastin.
Zyra për informim në MSH, ka thënë për Express se kanë qenë në kontakte me institucionet përgjegjëse për shëndetin publik në rajon.null
Nga kjo ministri është thënë se kosovari i infektuar nuk ka qenë në Kosovë para se të infektohej me virus.
Derisa dyshohet se ai është infektuar gjatë qëndrimit në Belgjikë.
“Midis institucioneve përgjegjëse për shëndetin publik në rajon dhe më gjerë zhvillohen kontakte dhe këmbehen informacione te ndryshme. Qytetari kosovar i cili është diagnostikuar me një variant të ri të SARS COV-2 në Slloveni, atje nuk ka shkuar nga Kosova, por sipas informacioneve nga Belgjika”, është thënë nga MSH’ja për gazetën.
Nga MSH është thënë se kosovari do t’i nënshtrohet masave që zhvillojnë autoritetet e shtetit ku ai është diagnostikuar pozitiv.
Sipas njoftimit të mediave sllovene, kosovari i infektuar është i punësuar në një kompani në Kranj dhe se kompania ka dërguar punëtorë edhe në Belgjikë.
Autoritetet belge kanë njoftuar se personi u diagnostikua me infeksion më 16 janar, kur u largua nga Belgjika.
Por, më vonë u zbulua se ai kishte dy teste, njëri ishte pozitiv, tjetri negativ, dhe se ai përdorte vetëm testin me rezultat negativ kur kalonte kufirin.
Autoritetet sllovene tani janë duke gjurmuar kontaktet e kosovarit.