Zyrtarja e lartë e PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kësaj Qeverie duhet t’i bëhet e qartë se dalja nga qorrsokaku ku janë futur dhe ku e kanë futur Kosovën është shpërbërja e Kuvendit dhe kthimi i mandatit tek populli.
Çitkaku ka thënë se beson që zgjedhjet e reja do ta prodhojnë një realitet të ri në Kosovë.
Ajo ka thënë se edhe në zgjedhjet e fundit lokale ksihte pasur dyshime që opozita do t’i fitonte zgjedhjet.
Çitaku ka thënë se është e bindur që pas zgjedhjeve do të ketë një ndryshim të peisazhit politik në Kosovë dhe sipas saj është e sigurt që Albin Kurti s’do të jetë kryeministër i Kosovës.
Për zgjedhjet e reja dy ditë më parë ka folur edhe i pari i kësaj partie Memli Krasniqi.
Kryetari Krasniqi, në intervistë për Rubikonin ka thënë se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, duke ftuar partitë tjera që të shpërdajnë Kuvendin qysh të enjtën.
“Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, ua ka përmirësu jetën qytetarëve le të del, le të matet, le ta merr edhe një mandat, por unë jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi në DPT te Fidani.