Nënkryetarja e partisë më të madhe opozitare në vend PDK, Vlora Çitaku e ka cilësuar të dëmshme opozitë bërjen e Vetëvendosjes karshi marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.
Çitaku tha se deklaratat e VV-së aso kohe duke i ka quajtur tradhtar dy ish-liderët, Mustafën e Thaçin i kanë shkaktuar dëme Kosovës.
“Në vitin 2013 e 2015 ka qenë pjesë e marrëveshjes që dokumenti i Asociacionit të dërgohet për shqyrtim e vlerësim në Kushtetuese. Ose është dashur të bëhet një keqlexim i qëllimshëm. Ka qenë keq, i ka humbur Kosovës shumë vite sepse i ka krijuar polarizime të papara. Deklaratat Isa – Hasha, Esat Pasha e të ngjashme.”, tha Çitaku në Prime Time./Gazeta10