Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ajo ka thënë që kjo është vetëm maja e icebergut të asaj që ajo e quajti “skeme piramidale të mafisë energjetike.”
“Kjo që pamë sot me Drejtorin e KEK-ut njëherësh zyrtar i lartë I VV-së është vetëm maja e icebergut e një skeme piramidale të mafisë energjetike.”, ka shkruar Çitaku.
Nagip Krasniqi është i dyshuar për disa vepra penale.
Sic u raportua në media, bastisjet po bëhen për shkak të keqpërdorimit të një tenderi për remontin e Bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”.
Postimi i plotë: