Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj ajo që ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencën pas takimit, i cili ka thënë se liderët e të dyja vendeve janë pajtuar që nuk duhen diskutime sa i përket planit evropian, është më afër të vërtetës.
Sipas saj të dyja palët janë pajtuar për planin evropian, i cili siç ka thënë ajo e përmban Asociacionin.
Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme. Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, ka shkuar Çitaku në Facebook.