Zyrtarja e lartë e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nesër do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së.
Ajo ka thënë se do të dalë në protest për të gjithë gratë dhe burrat që patën guximin të mposhtin frikën dhe vdekjen.
Çitaku tutje ka shkruar se do të dalë në protestë edhe për dajën e saj të vrarë me pushkë në dorë dhe për ushtarët e gjallë por që fatkeqsisht po nëpërkëmbën.
Reagimi i plotë:
Nesër do të dal në protestë.
Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen.
Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë.
Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkembur.