Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, në ditën e Presidentit ka publikuar një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se aura e këtij të fundit mbetet e njëjtë, e fuqishme dhe e pathyeshme.
Çitaku në postimin e ndarë me foton e Thaçit, ka shkruar edhe se të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë, dhe se të paktë janë ata që shënojnë epoka.
Postimi:
Për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe Presidentë, ministra e deputetë, transmeton Gazeta Papirus.
Por të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë. Të paktë janë ata që shënojnë epoka.
Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë , e fuqishme, e pathyeshme.
Le të jetë kjo beteja e fundit, President.
Urime Dita e Presidentit!