Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se, dëshiron që ta shuaj çdo zë mospajtues.
Kështu ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, siç ka thënë ajo, prirjet totalitare tashmë janë të qarta.
Po ashtu, nënkryetarja e PDK’së ka thënë se, secili është cak sulmi i qeverisë, mediat, bizneset, sindikatat, e madje edhe KFOR’i,
Postimi i plotë:
Pasi sulmuan brutalisht sindikatën e arsimit, Qeveria ia paska mësyer Këshillit të Prindërve.
Tashmë është e qartë, qeveria dëshiron ta shuaj çdo zë mospajtues. Secili është cak sulmi, deri në thyerje apo nënshtrim. Mediat, bizneset, sindikatat, madje edhe KFOR-i. Çfarë marrëzije.
Prirjet totalitare tashmë janë të qarta. Këmbanat po bien, e indiferenca në këto situata nuk guxon të jetë përgjigje.