Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 53 mijë euro vetëm nga 6 vendimet e fundit të marra nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Një prej arsyeve ishin edhe ngritja e tre gishtave nga mbështetës të kësaj partie, në tubimin që partia e Albin Kurtit e mbajti në Skënderaj më 27 janar.
Lidhur me këtë, ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, duke thënë se “ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim. Është përbuzje. Urrejtje. Patologji”.
Çitaku shprehet se jemi “vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm”.