GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çitaku ia përmend Kurtit tri skandale: Mbrojtje të Berishajt, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në e elozhe për Ivanoviqin

17/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Çitaku ia përmend Kurtit tri skandale: Mbrojtje të Berishajt, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në e elozhe për Ivanoviqin
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë Kurti për tri gjëra ditëve të fundit.

Çitaku tha Albin Kurti si kryeministër po vazhdon ta mbrojë pakusht ambasadorin Berishaj, po e cenon përmendjen e UÇK-së e po i thur elozhe Ivanoviqit, si dhe po dështon në diplomaci.

“Çka ka dhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm nga Qeveria Kurti? Ka mbrojtje të pakusht për Martin Berishajn, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë. Ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin. Ka çnjohje dhe ngecje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, s’ka procedim të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka një Albin Kurt në opozitë, dhe një Albin Kurt tjetër në Qeveri”, theksoi ajo.

Nënkryetarja e PDK-së sërish bëri thirrje që ambasadori Berishaj të shkarkohet nga detyra.

“Tek Afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton. Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryeministri duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë certifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”, tha Çitaku.

Sa i përket diplomacisë, Çitaku konsideron se Qeveria Kurti ka dështuar deri në atë masë sa shteti i Kosovës nuk po arrin të mirëmbajë dhe kultivojë raportet as me vendet që e kanë njohur më parë.

“Dje, Ministri i Jashtëm i Togos njoftoi se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur ne prisnim njohje të reja të vendit tonë. Por, kjo nuk është pjesa më e dhimbshme. Pjesa e dhimbshme është që, edhe në një organizatë si Këshilli i Evropës, ku kemi më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme, edhe përkundër përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë, aplikimi i Kosovës vazhdon të mbetet i patrajtuar. Që nënkupton, se ne nuk po arrijmë të mirëmbajmë dhe kultivojmë raportet as me vendet që na kanë njohur”, shtoi ajo.

Çitaku duke akuzuar kryeministrin Kurti për nënçmim të UÇK-së , tha se historia nuk mund të fshihet dhe sikur komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet e Kurtit në Facebook.

“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Qeveria ia mohoi fjalën Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani. Ndërkaq, të nesërmen, Kryeministri Kurti thuri elozhe për Oliver Ivanoviqin. Kryeministër, nuk fshihet dhe nuk retushohet historia si komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet tuaja në Facebook”, tha Çitaku.

Tags: çitakukurti
ShareTweetShare
Previous Post

Pamje të rënda në Klinë, tre persona e rrahin dhe e fusin më zor në makinë një të ri

Next Post

Vuçiç kërcënonte me luftë, ju ishit me pushime”, Xhaferaj i ashpër me qeverinë: Injorimi i kërkesës tonë për Kosovën tregoi fytyrën tuaj të vërtetë

Lajmet e fundit

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.