Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij karshi raporteve me homologun shqiptar, Edi Rama.
Çitaku në reagimin e saj, thotë se kryeministri Kurti presidentin serb, Vuçiq e takon pa kushte, kurse kryeministrit Rama i vendosë të tilla.
”Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.
Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.
Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale