Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë natës së mbrëmshme e dha si arsye “plotësimin e shumë formularëve”, për faktin që nuk i ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.
Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit i ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke thënë se kjo është përbuzje dhe mungesë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.