Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar reagimet e deputetëve të LVV-së për rastin e Nagip Krasniqit.
Ajo tha se këto reagime në mbrojtje të, siç e quan ajo, “mafisë energjetike”, janë për keqardhje.
“Qesharake dhe për keqardhje reagimet e eksponentëve të lartë të LVV në mbrojtje të mafisë energjetike”, shkroi Çitaku.
“Jo Serbia, Jo barikadat, jo… ka mbetë me e lidhë edhe me ngrohjen globale dhe luftën në Ukrainë. Komplot global kundër LVV”, ka shtuar ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka bërë një reagim të papritur pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Në reagimin e tij, Rexhaj i është kapur kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, me vendim të të cilit u urdhërua arrestimi i drejtorit të KEK-ut, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Si për ta cilësuar si të gabuar arrestimin e Krasniqit, Rexhaj ka pyetur se kush është Blerim Isufaj “të cilin nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror”.