Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti, opozitën po e sheh si palë negociuese sa i përket marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin.
Ajo i është përgjigjur deklaratave të Kurtit që i bëri sot në Kuvend, i cili dha disa këshilla për opozitën se çfarë qëndrimi të mbajnë para ndërmjetësuesve.
Çitaku tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë dhe jo opozita.
“Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajçaku nuk negociojnë me neve, as për marrëveshjen finale e as për Asociacionin. Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën. Ne nuk negociojmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën e trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”, tha ajo në T7.
Tutje, Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër.