Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar presidentes së Kosovës e cila i reagoi sot Çitakut pas kritikave që i drejtoi Osmanit që të merret me shumë me vërshimet.
Çitaku, në një reagim të shkurtër të saj, ka thënë se presidentja ka gjetur kohë që të merret me të por jo me problemin që e ka ngritur.
Çitaku ka thënë se njerëzit e mëdhenj merren me ide e akuza, ndërkaq të vegjlit me njerëzit e tjerë.
Reagimi i plotë i Çitakut:
Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm.
Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu.
Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë.
Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë.