Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta fshijë reagimin e tij dhe të kërkoj falje, i cili u publikua pas vrasjes së gruas shtatzënë në hapësirën e QKUK-së.
Kurti, në një reagim të tij, kishte shkruar që një burrë që do të duhej ta mbronte gruan e tij, ka qëlluar sot mbi të.
Gjithashtu, ka përmendur edhe armiqtë, të cilët, ka aluduar ai, do të mund të jenë gëzuar me humbjen e dy jetëve shqiptare, të gruas dhe fëmijës që barte në bark ajo.
Çitaku ka shkruar:
Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje.
“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️
“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️