Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, në 26 vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, ka falënderuar trimat e kësaj beteje që sfiduan vdekjen.
Çitaku ka thënë edhe se nderimi për ta do të jetë i përjetshëm, transmeton Gazeta Papirus.
‘‘Trimave të betejës së Koshares që e sfiduan vdekjen, grave dhe burrave që jetën e tyre e vunë në themelet e lirisë sonë përulësisht: faleminderit.
Gjaku juaj nuk u derdh kot, sakrifica juaj është dritë në rrugën tonë. Nderimi për ju do të jetë i përjetshëm.
Lavdi!’’, ka shkruar ajo.