Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se e ardhmja e vendit nuk guxon të rrezikohet “për një grusht vota”, shkruan Gazeta Metro.
E këto deklarata Çitaku i ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës si dhe insistimin e kryeministrit Albin Kurti që forcat policore atje të mos largohen pa u larguar fillimisht grupet kriminale.
“E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu. Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.
Ajo tutje ka thënë se ajo që është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e Kosovës.
“Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO? Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti”, ka shkruar Çitaku.
Sot në Gjakovë, për herë të dytë si nikoqir, e për herë të tretë në më pak se 2 vjet, ishte planifikuar të mbahet mbledhja e nëntë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Por, pak para mbrëmjes të martën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi për anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri