Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, një ditë para marshit që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë, ka thënë se kjo ushtri është lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne.
“Asnjë proces kafkian nuk do të mund ta rishkruajë historinë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re./Telegrafi/