Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.
Ajo ka shkruar se është shqetësuese që ky institucion është kapur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shton se është e frikshme të paramendohet humnera në të cilën VV-ja e ka katandisur shoqërinë.
Postimi i saj i plotë:
Janë shqetësues raportimet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.
Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë.
Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë.
Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori.
Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë.