Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se institucionet duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për vrasjet ndaj grave.
Çitaku ka pyetur se ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta, teksa ka shtuar se dhuna ndaj grave duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht e papranueshme.
“A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta? Në rrugë jo. Në vend të punës jo. Në shtëpi jo”.
“Dhimbje padund për jetët e që po shuhen dhunëshëm çdo ditë. Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues”, shkroi Çitaku.
“Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”.