Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona këtë verë.
Ai nuk pritet të rinovojë kontratën e tij dhe tashmë ka komunikuar vendimin e tij tek drejtuesit e klubit. Mediumi “El Nacional” raporton se mesfushori shkatërrues e ka informuar presidentin Joan Laporta se dëshiron të largohet dhe e ka refuzuar propozimin e vazhdimit të kontratës për një vit.
Veterani i mesfushës ka oferta nga klubet e Premierligës dhe nga ato amerikane të ligës MLS.
Prandaj, në muajt në vazhdim ai do të vendosë se ku do të transferohet, për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës së tij.
Busquets konsiderohet si njëri prej mesfushorëve defanzivë më të mirë në botë në 15 vjetët e fundit.