Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Haliti dhe Quni janë përplasur lidhur me këtë deklaratë. I pari ka thënë se nuk ia ka qëlluar lidhur me shumën, duke mos mohuar se ka marrë para nga Krasniqi, derisa i dyti (Quni), ka thënë se është në gjendje të sigurojë prova lidhur me deklaratën e tij. Por, si janë financuar ushtarët e UÇK-së, apo kryesisht pjesëtarët e të ashtuquajturës ‘Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës’ (FARK) gjatë luftës në Kosovë?
Një dokument që qarkullon në internet, shihet se si më datë 1 mars 1999, ishte lëshuar një dokument i nënshkruar nga Halil Bicaj, atëkohë, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit, e ku parashiheshin pagesat për pjesëtarët e FARK-ut në Kosovë dhe jashtë saj.
Kështu, sipas dokumentit, pagesat varionin në shuma të ndryshme nga 1000 marka për eprorë të lartë dhe më poshtë: nga 800 marka e tutje.
Në dokument janë këto të dhëna:
1.Për epror dhe nënepror që janë në Shqipëri
-kategoria I – 1,000 DM
-kategoria II- 800 dm eprorë në vende tjera
– kategoria III – 500 DM nënepror
2.Për civil të inkuadruar në UÇK që janë në Shqipëri
– I – 800 DM
-kategoria II – 500 DM
– kategoria III – 350 DM
3.Për epror, nënepror dhe civil në UÇK-në që janë në Kosovë
-kategoria I – 1,000 DM
– kategoria II – 800 DM
– kategoria III -500 DM
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit, Halil Bicaj, kishte folur për herë të parë lidhur me bashkëpunimin mes UÇK-së dhe FARK-ut në Rubikon të KTV-së, në vitin 2014.
Ai kishte prezantuar për herë të parë marrëveshjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut.
Ai ka publikuar marrëveshjen të cilën edhe vetë e kishte nënshkruar. Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UÇK-së.
Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, si dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes