Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet ka takuar Floreta Faber, e cila ka përfunduar mandatin tetëvjeçar si ambasadore e Shqipërisë në Amerikë.
“Kemi diskutuar për integrimin evropian, mbrojtjen kibernetike dhe bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Chollet në Twitter.
“Partneriteti ShBA-Shqipëri mbetet i fuqishëm dhe ne shohim për vite të tjera të suksesshme”.