Dereck Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit, ka folur rreth themelimit të Asociacionit të Kosovës.
Në një prononcim për Financial Times, Chollet theksoi se ShBA-ja qenë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
“Ne ishim të shqetësuar për metastazat e dhunës. . . Gjëja e fundit që secili prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke pasur parasysh se ne kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore jo shumë larg.” – theksoi ai.
Por z. Chollet përmendi edhe autonominë për serbët në veri, posaçërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Për ta arritur këtë, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis, tha Chollet. Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të sovranitetit, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj etnikë serbë autonomi më të madhe, në veçanti një asociacion formal për komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Për këtë të fundit, ai tha se i tha kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të mërkurën se kishte një “urgjencë të madhe” për ta ngritur atë. “Ata e kuptojnë rëndësinë e kësaj,” shtoi Chollet” – shkruan FT.