Federico Chiesa nuk do të largohet nga Juventusi në verë, pavarësisht interesimit të madh nga skuadrat e tjera të Evropës. “Calciomercato” ka bërë të ditur të premten se te Juventusi janë të vendosur për ta mbajtur Chiesan në ekip edhe përtej sezonit aktual.
Madje thuhet se Juventusi tashmë ka refuzuar ofertat e majme për Chiesan, për të cilin interesim kishin shfaqur Liverpooli, Chelsea e Real Madridi.
Sulmuesi i krahut muaj më parë është rikthyer nga lëndimi dhe te Juventusi konsiderohet ndër lojtarët kryesor të ekipit. 25-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 10 paraqitje deri më tani, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.