Objektivi i Barcelonës, Cesar Azpilicueta është një nga emrat më të përmendur këtë merkato.
Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, në kohën kur Chelsea është duke i ofruar një kontratë të re.
‘90min’ raporton se Cesar Azpilicueta vazhdon të shkojë drejt lojtarit të lirë, por Chelsea janë optimist se lojtari do të firmos kontratën e re, përcjell lajmi.net.
Tash e një kohë të gjatë pjesë e ‘Bluve’, lojtari ka hezituar deri tani të vë firmën në kontratën e re.
Lojtari është pjesë e planeve të Thomas Tuchel, por problemet me kontrata te Chelsea shkojnë përtej Azpilicueta.
Edhe Christensen është në situatë të njëjtë dhe po ashtu është i kërkuar nga Barcelona.