Armando Broja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gju ditën e sotme. Operacioni shkoi me sukses dhe sulmuesi i Chelsea është më i çliruar pas traumës së pësuar ditë më parë kur mësoi se dëmtimi i ligamentit solli mbylljen e sezonit.
“Kam kënaqësinë t’u them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes. Tani është koha të pushoj përpara se të nis rrugëtimin tim të rikuperimit. Faleminderit edhe njëherë të gjithëve për mesazhet mbështetëse”, shkruan Broja në faqen e tij.
Të shumta janë komentet inkurajuese për 21-vjeçarin e kombëtares shqiptare. “Kthehu më i fortë”, i shkruan Chelsea, ndërsa nuk mungon një zemër nga ana e Ben Chilëell, shoku i tij te “Blutë e Londrës”, i cili humbi pjesëmarrjen në Katar 2022 me Anglinë për shkak të një dëmtimi.