GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë u ndalohet policëve të Republikës së Kosovës sipas Ligjit?

05/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Çfarë u ndalohet policëve të Republikës së Kosovës sipas Ligjit?
Share on FacebookShare on Twitter

Suspendimi i policit Amir Hoxha pasi foli dhe kritikoi publikisht për punën e shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka nxitur debat dhe reagime të mëdha në publik.

Vetë Hoxha pretendon se suspendimi për 3 ditë i ka ardhur me arsyetimin për shkelje disciplinore dhe kryerje të veprës penale.

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm  timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo  shkelje të rëndë disciplinore ,  e që me sa dij unë me njohurinë  time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër  penale”, ka njoftuar polici Hoxha.

Por çfarë thotë Ligji për Policinë e Kosovës dhe çfarë iu ndalohet policëve?

Në Nenin 49, pika 1.5, thuhet se aktivietet që formojnë konflikt interesi janë edhe “dhënia e deklaratave publike apo komenteve lidhur me punën e policisë, përveç në raste kur lejohet nga eprori me autorizim të duhur”.

Megjithatë siç thotë Neni 49, lista e gjërave që iu ndalohen policëve mund të jetë edhe më e gjerë.

Në ndërkohë Inspektorati Policor i Kosovëska dal sot me një komunikatë për media e ku kanë thënë se ata nuk kanë dhënë rekomandim për suspendimin e policit Hoxha.

Në reagimin e IPK-së thuhet se ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat  penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë është duke mbledhur informacione dhe fakte lidhur me suspendimin prej tri ditësh të policit Amir Hoxha.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri ka thënë për Gazetën Express se ende nuk kanë kontaktuar me zyrtarin policor për të ditur se kush e ka suspenduar atë.

“Jemi duke i grumbulluar disa informacione të sakta. Ende nuk kemi arritur që të kontaktojmë me kolegun dhe të shohim se nga i ka ardhur suspendimi dhe jemi duke u konsultuar me Këshillin Drejtues të Sindikatës”, ka thënë Zeqiri.

Ai tha se për sindikatën është shqetësuese çdo shkelje e të drejtave të zyrtarëve policorë.

“Është shqetësuese çdo shkelje e të drejtave të zyrtarëve policor. Sindikata është e shqetësuar. Duhet që t’i grumbullojmë disa gjëra që të dimë arsyet pse ka ndodhur suspendimi. Shqetësim është, ekziston. Ne do të jemi jo vetëm në këtë rast por në të gjitha rastet ku konsiderojmë dhe konstatojmë se u është bërë e padrejtë policëve, do të jemi në monitorim të rastit”, ka thënë ai për Express. /Gazeta Express/

Tags: policia e kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Video ku qindra njerëz angazhohen dhe shpëtojn pesëvjeçarin që ra në pusin e thellë 32 metra në Maroko

Next Post

Keds- Vendet që nuk do të kenë rrymë nesër

Next Post
Keds- Vendet që nuk do të kenë rrymë nesër

Keds- Vendet që nuk do të kenë rrymë nesër

Lajmet e fundit

Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

21/05/2025
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

21/05/2025
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.