GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë thotë Prokuroria Sllovene rreth raportimeve të fundit për Martin Berishajn?

12/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Çfarë thotë Prokuroria Sllovene rreth raportimeve të fundit për Martin Berishajn?
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Martin Berishaj ka një kohë që qarkullon në raportime e mediave sllovene për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal financiar.

Besnik Velija

Janë publikuar transaksione të shumta financiare në mes të llogarive të kompanisë sllovene që merret me tregtinë e energjisë elektrike “GEN”, përfshirë edhe Degën që kjo kompani ka në Beograd, parat e të cilës janë derdhur edhe në llogarinë e kompanisë së ambasadorit Martin Berishaj në Mal të Zi “MB Consulting”.

Sipas raportimeve të mediave sllovene ambasadori Berishaj ka bërë edhe një tërheqje të parave “cash” në vlerë prej 600 mijë eurove, ndërkohë destinacioni i tyre final s’dihet.

Emri i diplomatit kosovar që drejton Ambasadën e Kosovës në Kroaci në  është shfaqur së fundi edhe në një raportim të një tjetër mediumi slloven “PRAVA”, në të cilin janë publikuar edhe një numër i madh transaksionesh nga GEN në Slloveni në trekëndëshin Beograd, Sarajevë Tiranë.

Po ashtu përmenden edhe financime për fushatën e Kryeministri Kurti, për çka nga zyra e tij mohuan kategorikisht.

Por a është vënë ambasadori kosovar Martin Berishaj nën llupën e hetuesisë sllovene dhe a po hetohen gjithë këto transaksione të parave të kompanisë sllovene GEN.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Prokuroria Speciale e Sllovenisë kanë thënë se për shkak të interesit të procedurave dhe për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale nuk mund të japin informacione për procedurat e mundshme paraprake.

 “Në lidhje me pyetjet tuaja, dëshirojmë t’ju informojmë se, për shkak të interesit të procedimeve dhe mbrojtjes së të dhënave personale, ne nuk mund të ofrojmë informacione për procedurat e mundshme paraprake”, kanë thënë nga Zyra e Prokurorit Special të Sllovenisë.

Hetime për ambasadorin Berishaj kishte kryer edhe Prokuroria Speciale e Malit të Zi, megjithatë në një përgjigje të dhënë për Gazetën Express më 9 maj të vitit 2022 kishin konstatuar se s’ka bazë për ndjekje penale ndaj ambasadorit Martin Berishaj.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Shtetit ka hapur rastin në lidhje me ngjarjen e përmendur. Hetimi paraprak është kryer ku kjo prokurori ka mbledhur informacione, dokumentacion dhe prova të caktuara nga të cilat rezulton se nuk ka parregullsi në lidhje me transaksionin e pasurive financiare që përmendët dhe në mënyrën e marrjes së këtyre pasurive, apo në ndonjë pjesë tjetër të funksionimin e personit juridik “M.B.C.” DOO P. Prandaj, kjo prokurori vlerësoi se nuk ka bazë për ndjekje penale kundër asnjë personi për ndonjë vepër penale që është në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë për Express Prokurorja Speciale e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Sanja Jovicevic.

Tags: Martin BerishajProkuroria Sllovene
ShareTweetShare
Previous Post

Specialja: Në mars synohet të procedohet me deklaratat hyrëse në rastin e Thaçit e të tjerëve

Next Post

“Ke për t’u penduar për ditën që ke hyrë në këtë shtëpi!”/ Luizi debaton me Oltën

Next Post
“Ke për t’u penduar për ditën që ke hyrë në këtë shtëpi!”/ Luizi debaton me Oltën

“Ke për t’u penduar për ditën që ke hyrë në këtë shtëpi!”/ Luizi debaton me Oltën

Lajmet e fundit

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.