GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë po negociohet mes Kosovës, Serbisë e Perëndimit sipas ish-diplomatit britanik

07/12/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Çfarë po negociohet mes Kosovës, Serbisë e Perëndimit sipas ish-diplomatit britanik
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-diplomati britanik, Timothy Less thotë se me marrëveshjen që synohet të arrihet shpejt, Kosova do t’u jepte autonomi serbëve, dhe Serbia, në anën tjetër, do ta njihte pavarësinë e fqinjit të saj. Studiuesi në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it vlerëson se tensionet në veri të vendit rriten në proporcion me mundësinë që Kosova ta marrë njohjen nga Serbia. Ai beson se ka gjasa që bashkimi i Kosovës me Shqipërinë të ndodhë në fund të larjes së hesapeve me Serbinë.

Shqiprim Salihu

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak të martën në mëngjes ia solli kryeministrit Albin Kurti një version të ri të planit franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes së madhe mes Kosovës dhe Serbisë. Detajet e propozimit të përditësuar nuk janë aq të rëndësishme, thotë Timothy Less, ish-diplomat britanik dhe studiues në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it. Ai i tha Gazetës Express se nuk e ka parë versionin e fundit, por tregon se cila është çështja kryesore mbi të cilën, sipas tij, do të bazohet marrëveshja që synohet të arrihet në më pak se një vit.

Pyetja e vetme, sipas Less, mbetet nëse Kosova dhe Serbia janë të gatshme ta pranojnë propozimin, sipas të cilit, të dyja palët duhet të lëvizin për të pranuar diçka.

“Çështja kryesore është se marrëveshja do të bazohet në idenë që Kosova t’u japë autonomi serbëve dhe Serbia ta njohë Kosovën, në atë mënyrë. Në këtë drejtim, pyetja është nëse të dyja palët janë të gatshme ta pranojnë këtë, dhe që ne ende nuk e dimë. Barra i takon Kosovës që ta pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që më pas do ta kthente fokusin e diplomatëve ndërkombëtarë në Serbi”, thotë Less.

Megjithatë, ish-diplomati është i bindur se Kosova “do ta peshojë mundësinë e njohjes me mundësinë që, me një shfaqje rezistence, tufa e tanishme e diplomatëve do të largohet dhe Kosova mund ta sigurojë përfundimisht pavarësinë e plotë pa iu dhënë autonominë serbëve”.

Në rast se ka pajtim për formimin e Asociacionit, Less thotë se do të ketë “presion të jashtëzakonshëm” mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga ana e saj, Serbia do të bashkëpunojë për aq kohë sa BE-ja është e përqendruar në Asociacionin e Komunave Serbe, por padyshim që është e shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse Kosova në të vërtetë pajtohet me këtë, në të cilën pikë do të jetë nën presion të jashtëzakonshëm për ta njohur Kosovën”, thotë ai.

Ndërkohë situata mbetet e tensionuar në veri të Kosovës. Atje të martën pati shpërthime të vazhdueshme dhe të shtëna armësh. Por Less nuk beson se gjërat janë në fazën e një konflikti.

“Por ka një përshkallëzim të ashpërsisë së ngjarjeve në terren, që mund të jetë një paralajmërim për dhunën më serioze që do të vijë”, thotë ai.

Gjithçka varet nga politika, shton Less. Veprimet e serbëve ai i sheh si reagime ndaj përpjekjeve të Kosovës për të imponuar sovranitet në atë pjesë të vendit. Nërkombëtarisht, thotë Less, “ata po reagojnë ndaj presionit të diplomatëve ndërkombëtarë për të siguruar njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Është e vështirë të dihet se sa janë të planifikuara dhe sa janë të improvizuara zhvillimet në veri të Kosovës. Megjithatë, ekziston një model i qartë i sjelljes së serbëve, përkatësisht se sa më i madh të jetë probabiliteti që Kosova ta fitojë pavarësinë e plotë nga Serbia, aq më të mëdha janë përpjekjet e veriut për të siguruar që ajo të mos jetë pjesë e këtij shteti të pavarur dhe aq më i madh është rreziku për një përplasjeje”, thotë ai.

Less sheh se njerëzit në Ballkanin Perëndimor aspirojnë shtetet-kombe dhe për aq kohë sa kjo aspiratë të mbetet e paplotësuar, ai thotë se rajoni “nuk mund të jetë kurrë i qëndrueshëm apo i begatë”. Ish-diplomati shton se “Perëndimi do të bënte mirë ta pranonte këtë fakt”.

Less parashikon se ka mundësi Kosova do të bashkohet përfundimisht me Shqipërinë në një shtet-komb.

“Si çështje parashikimi, mendoj se ka gjasa që Kosova përfundimisht të bashkohet me Shqipërinë, një shtet amë nga i cili Kosova varet për tregtinë me botën e jashtme dhe sigurinë nga Serbia, por se si do të ndodhë kjo mbetet për t’u parë. Mund të themi me siguri se të dyja do të vazhdojnë të bashkohen në sferën kulturore dhe ekonomike, gjë të cilën Perëndimi e pranon”, thotë ish-diplomati.

Less i sheh dy opsione se si mund të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

“Bashkimi politik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ose kërkon një marrëveshje me Serbinë për pavarësinë e Kosovës, pas së cilës Kosova mund të bëjë çfarë të dojë, ose do të ndodhë në mes të një lloj krize rajonale, ndoshta duke përfshirë Kosovën veriore, Republika Srpska-n dhe një përpjekje nga serbët për ta formuar një shtet kombëtar, ndaj të cilit reagojnë Kosova dhe Shqipëria”.

Tags: AsociacioninegociataShqiperi-KosoveTimothy Less
ShareTweetShare
Previous Post

Incidentet në Veri, a duhet të mbahen zgjedhjet?

Next Post

EULEX shton patrullimet në Veri: Po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë

Next Post
EULEX shton patrullimet në Veri: Po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë

EULEX shton patrullimet në Veri: Po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë

Lajmet e fundit

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.