GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë po ndodhë në Veri? – Banorët shqiptarë thonë se serbët po largojnë gratë e fëmijët nga shtëpitë

11/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet në veriun e vendit nuk kanë të ndalur. Pas shpërthimeve të ditëve të kaluara, një i tillë u regjistrua edhe sonte afër Shkollës Teknike në veri.

Gjithçka filloi me sulmet me bomba ndaj zyrave të KKZ-së katër ditë më parë, me ç’rast për sulm terrorist u arrestua ish-pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Arrestimi i Pantiq aktivizoi strukturat kriminale serbe të cilat filluan me barrikadimin e rrugëve gjithandej zonave të banuara me shumicë serbe, gjë kjo që çoi në mbylljen e pikave kufitare në Bërnjak e Jarinje nga Policia e Kosovës.

Kriminelët serbë pas shpërthimeve të shumta e gjuajtjeve me armë, tri ditë më parë plagosën policin Ekrem Neziri, i cili ndodhej në detyrë në fshatin Serbovc, mes Komunës së Zveqanit dhe Leposaviçit.

Për të parë se si është gjendja sonte, prej orës 22:00 “Mitropol” po qëndron në lagjet “Kroi i Vitakut, “Tre rrokaqiejt” Lagjen e Boshnjakëve, e fshatin Çabër në Zubin Potok.

“Mitropol” ka biseduar me banorët shqiptarë të këtyre zonave, shumë prej të cilëve kanë thënë se po vërejnë se serbët po largojnë gratë e fëmijët nga shtëpitë e tyre.

Qytetarët thonë se dyshojnë që këto lëvizje janë të orkestruara dhe se mund të jenë pjesë e ndonjë plani më të madh.

“Serbët po largohen drejt zonave më të thella të veriut”, thonë shqiptarët për “Mitropol”.

Banorët shqiptarë megjithatë janë të vendosur të qendrojnë në shtëpitë e lagjet e tyre dhe ta ruajnë qetësinë.

Forcat e shumta policore, siç shihet edhe në fotografitë e realizuara nga “Mitropol” në terren po vazhdojnë të ofrojnë siguri për banorët e zonave me shumicë shqiptare.

Informatat për lëvizjet e serbëve nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare.

Tags: Banoret SerbefemigraLargohenmitroviceveriu
ShareTweetShare
Previous Post

Zyrtari policor: Qytetarët që jetojnë në veri janë heronjtë tanë, rrinë natën zgjuar për të na ofruar pije të ngrohta e ushqim

Next Post

Dëgjohen të shtëna armësh edhe në Rudar

Next Post

Dëgjohen të shtëna armësh edhe në Rudar

Lajmet e fundit

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.